Një nga mbledhjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) FOTO: KALLXO.com

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të Drita Hajdarit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve që u janë bërë sot prokurorës speciale Drita Hajdari.

Kjo e fundit ka raportuar sot në Policinë e Kosovës disa kërcënime që i ka marrë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari”, thuhet në reagimin e këtij këshilli.

Këshillit Prokurorial kanë shkruar se i qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të Drita Hajdari.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurores speciale, Drita Hajdari, duke i ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e saj në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale”, thuhet tutje në reagim.

Sipas Këshillit Prokurorial të Kosovës kërcënimet ndaj prokurores Drita Hajdari janë duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës.

Të premtën në Drejtësia në Kosovë u publikua intervista ekskluzive me prokuroren Drita Hajdari e cila ka qenë prokurore në rastin ‘Pronto’, ku Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli të pafajshëm të 11 të akuzuarit.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’