Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia thotë se rreth 40 mijë euro është vlera e dëmit nga djegia e një fabrike në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 40 mijë euro është vlera e dëmit nga djegia e një fabrike, në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt.

Sipas Policisë, fabrika është e stiroporit dhe incidenti ka ndodhur me 1 janar rreth orës 00:30.

Njësitë përkatëse të zjarrfikësve, sipas policisë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa nuk është raportuar për lëndime në njerëz.