Policia sekuestron rreth 1 mijë kilogram duhan në Viti (FOTO)

Rreth 1 mijë kilogram duhan në kontrabandim e sipër, ka konfiskuar Policia e Kosovës sot në Viti.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar që kishte tentuar kontrabandimin e duhanit, ishte futur nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, përmes rrugëve ilegale.

I dyshuari, sipas Policisë, është kapur në Viti, ndonëse fillimisht i ishte shmangur Policisë.

“Si rezultat i kësaj, sot, rreth orës 11:20, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar”, thuhet në njoftimin.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të papërpunuar, në total rreth 1 mijë kilogram.

“Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.