
Policia ruan Qeverinë e Kosovës
16.6.2022 - 10:54
Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke ruajtur lokacionet kryesore në Prishtinë.
Sipas fotografive, Policia shihet në sheshin Skënderbeu dhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës pasi nuk janë përfshirë në Ligjin për Paga.
Në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar edhe pjestarë të Policisë dhe Njësisë Speciale, ndërsa vetëm sot janë të angazhuar 900 pjestarë policorë.
Më 6 qershor, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.