Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Policia prangos dy persona në Vushtrri, u kapën duke shitur drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vushtrri, si të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, tek sa po kryenin shitblerje të substancës së dyshuar narkotike.

Arrestimi është bërë në orët e pasditës së sotme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

“Dy të dyshuarit arrestuar në flagrancë duke kryer shitblerje të substancës së dyshuar narkotike, me ç’ rast gjatë kontrollit  është  gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël  substancë e dyshuar narkotike  në sasi prej 0,8 gram. Në cilësi të dyshuarve janë intervistuar S. M.,24 vjeçar, dhe K. A., 24 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të  dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Polica bën të ditur se ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Foto: Facebook/Policia e Kosovës