Pika kufitare në Jarinje - Foto: KALLXO.com

Policia: Pika kufitare në Jarinjë u sulmua me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kabina në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë është sulmuar nga një predhë e fishekut të një arme zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, fisheku ka goditur kontejnerin i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të Kosovës.

“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka njoftuar se puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

KALLXO.com raportoi në lidhje me sulmin me fishekë ndaj kabinës së zyrtarëve policor dhe atyre të Doganës.

Ky plumb siç mëson KALLXO.com dyshohet se është nga një kalibër i rëndë, dyshimet janë për fishekë snajperi.

Sulmohet me armë policia dhe dogana në Jarinjë