Sulmohet me armë policia dhe dogana në Jarinjë

Një plumb i shkrepur nga një armë që dyshohet të jetë kalibër i rëndë apo snajper ka depërtuar brenda një kabine të Policisë së Kosovës e cila është vendosur në Pikën Kufitare Jarinjë.

KALLXO.com nga burime brenda policisë mëson se zyrtarët policorë nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të të shtënave të armëve, ndërsa kanë parë se një plumb ka depërtuar brenda kësaj kabine.

Në anën tjetër, njësitë relevante të policisë janë duke shkuar në vendin e ngjarjes siç mëson tutje KALLXO.com.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka tentuar të marrë konfirmim edhe nga ana e Policisë në Rajonin e Mitrovicës por deri në publikim të këtij shkrimi të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm.

Kabina në të cilën dyshohet se ka përfunduar plumbi qorr, është saktësisht në pikën kufitare Jarinje.