Ilustrim

Policia në veri ndalon dy vetura të postës së Serbisë, gjejnë një shumë të madhe të parave

Policia e Kosovës sot ka ndaluar dy vetura rrugës për në Leposaviq, pranë urës së Bistricës.

Veturat e ndaluara, sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elashani janë të postës së Serbisë.

Ai tha se në to është gjetur një shumë e madhe e parave.

“Shumën e saktë të parave nuk mundem me tregu” – ka thënë Elshani për KALLXO.com.

Tutje ai ka treguar se veturat janë dërguar në terminalin doganor në jug të Mitrovicës.