Ilustrim

Policia në Pejë jep detaje për arrestimin e të dyshuarit që dogji një veturë

Një veturë ishte përfshirë nga zjarri mbrëmjen e katër janarit në Pejë.

Policia kishte njoftuar se vetura ishte përfshirë nga zjarri gjatë kohës sa gjendjen në parking, në rrugën “Ndue Bytyqi”.

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se hetuesit rajonal në Pejë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për të zbuluar rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre.

Gjatë ditës së djeshme, policia ka njoftuar se ka arritur të arrestoj të dyshuarit D.G., 37 vjeçar, i cili dyshohet për djegie të veturës.

“Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë”, njofton policia.