Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt, javën që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 351 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas policisë,  këto kundervajtje janë shqiptuar nga data 03.06.2024 deri më 09.06.2024.

Në komunikatën për media thuhet se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 14 aksidenete me lëndime, me gjithsej  24 persona të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.

Tutje policia ka bërë apel për të gjthë qytetarët.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- thuhet në njoftim.