FSK-ja largon tre bomba 50 kilogramësh në magjistralen Prishtinë - Podujevë

Tre bomba 50 kilogramësh të cilat dyshohet se i takojnë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur dhe larguar sot (25.06.2024) nga Forca e Sigurisë së Kosovës në fshatin Shakovicë.

Siç njofton FSK, bombat janë gjetur gjatë disa punimeve në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

“Në një operacion të përbashkët, ekipet e deminimit të Gradës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i Ushtrisë Amerikane kanë larguar tri bomba SC-50 gjermane të Luftës së Dytë Botërore”- thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje bëhet e ditur se bombat janë bartur në vend të sigurt dhe do të demolohen sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.