Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kërcënuan me thikë dhe kryen grabitjen në pompë të derivateve, Policia arreston 5 të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona më 25.06.2024 si tw dyshuar për një grabitje në një pompë derivatesh në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Policia njofton se grabitja ishte kryer më 01.06.2024. Të dyshuarit, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, njw thike kishin hyrë një pompë të derivative dhe kishin grabitur një shumë të parave.

“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpinë e të dyshuarve, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me verën penale të grabitjes” – thuhet tutje në njoftimin e Policisë.