Policia mbyll 9 lokale nate të dyshuara për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës në një aksion për identifikimin e e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, dje ka kontrolluar 36 lokale nate ku 9 prej tyre janë mbyllur nën dyshimet për trafikim me njerëz.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika kurse ka iniciuar tri raste penale.

Në njërin lokal, Policia ka identifikuar një viktimë të supozuar të trafikimit.

Në këtë aksion të Policisë janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj), kur nga ta janë: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).