Ilustrim

Policia konfiskon një armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë zjarri dhe ka shoqëruar për në polici mbajtësin e saj.

Sipas policisë, konfiskimi i armës është bërë sot në Dubravë të Kaçanikut, pas një informata të marrë nga policia në rrugën operative.

“Pas një pune intensive hetimore, policët hetues kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B.K ( M/K) i moshës 21 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit është  liruar për procedurë të rregullt hetimore. Ndërsa arma është konfiskuar.

Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje”.