Ilustrim

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për trafikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e një personi të dyshuar, Ilir Isufi nga Peja.

Ai po kërkohet për veprat penale “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”.

Policia po ashtu ka bashkangjitur edhe një foto të tij dhe ka bërë thirrje që kushdo që e sheh të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]