Policia kap para të falsifikuara në Suharekë dhe Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë dy raportime nga qytetarët për kartëmonedha të falsifikuara.

Në një rast është sekuestruar një kartëmonedhe e 100 eurove, ndërsa në rastin tjetër dy kartëmonedha, njëra 50 euro dhe tjera 100 euro.

Kartëmonedhat janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore, dhe në lidhje me rastet është konsultuar prokurori i shtetit përderisa ata po vazhdojnë të hetohen, bënë me dije tutje policia.

Rastet janë raportuar në Komunën e Suharekës dhe të Prishtinës.