Çanta me pistoleta Foto: Policia e Kosovës

Policia jep detajet për çantën me 8 pistoleta në autobusin që kishte destinacion Gjermaninë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 8 pistoletat e tipit ‘Zoraki’, të cilat janë gjetur në dy qese të çajit, brenda një çante në një autobus dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Policia thotë se janë arrestuar dy të dyshuar që kanë tentuar që përmes një agjensioni transportues me autobus ta realizojnë këtë dërgesë për në Gjermani.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, dje rreth orës 6:35.

Bashkë me pistoletat janë sekuestruar edhe 11 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 6.35 mm.

Sipas raportit policor, është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë.

Ata janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Çanta me 8 pistoleta dërgohet në agjension turistik në Pejë, Policia arreston dy persona