Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim grabitjen që ka ndodhur dje në Prishtinë në një institucion mikrofinanciar.

Sipas Policisë, punonjësa ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, në një transferim të parave, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës e kanë detyruar të hapin arkën.

“Pasi në arkë nuk kishte para, të dyshuarit janë larguar”, thuhet në raportin policor.

KALLXO.com ka raportuar të premten lidhur me këtë rast.

Tentim grabitje në pikë të ditës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë