Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 20:30 në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari, 31-vjeçar me inicialet L. R.

“Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm” – thuhet në raportin policor.

Policia ka konfiskuar një armë e shkurtër zjarri, e modelit “Cervena Zastava 7.62”, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë.

Të dyshuarit i është është caktuar masa e ndalimit policor, sipas vendimit të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘’Vrasje ne tentativë’’.