Plagosje me armë zjarri në Skenderaj

Një person është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:30 në Skenderaj.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmim për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai ka thënë se Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë pistoletë.