Policia jep detaje për djegien e fabrikës në Drenas

Pas afër 24 orëve punë, zjarrfikësit e Kosovës kanë arritur ta shuajnë pothuajse të gjithë zjarrin në fabrikën për përpunimin e plastikës në Drenas që mori flakë më 11.03.2024.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin” – thuhet në raport.

Sipas Policisë, Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar.

“Rasti nën hetime”-ka deklaruar Policia e Kosovës.

Rasti është iniciuar si zjarrvënie.

Një ditë pas, gjendja me zjarrin në fabrikën në Drenas – VIDEO