Policia jep detaje për autobusin që u dogj në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një autobus është bërë shkrumb e hi nga flakët sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lidhur me rastin nuk është raportuar për persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:30, dhe autobusi është dëmtuar tërësisht.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”- ka thënë ajo.

Policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Digjet një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë