Policia jep detaje nga grabitja në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në një pompë derivatesh ne rrugën rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 19:40.

Tutje ajo ka shtuar se në bazë të informacioneve të para grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona.

“Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy persona të dyshuar”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë