Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia gjobit 21-vjeçarin për tejkalim të shpejtësisë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një 21-vjeçar është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës  pasi i njëjti dyshohet se kishte vozitur me shpejtësi 151km/h në zonën e kufizuar 50km/h në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në  fshatin Prelez.

Rasti ka ndodhur më 13.02.2024 në ora 03:20, bëri të ditur Policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përveç gjobës shoferit i janë hequr tri pikë negative dhe i është hequr patentë shoferi për 3 muaj.

Organet e rendit kanë apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”- ka theksuar Policia e Kosovës.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, policia u ka bërë thirrje qytetarëve t’i raportojnë ato në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.