Foto: Ilustrim

Policia gjen kanabis të kultivuar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për kultivim të narkotikëve në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa.

Po ashtu është thënë se janë sekuestruar edhe 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1 telefon celular.

I dyshuari është thënë se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.