Ilustrim - Policia në aksion

Policia e urdhëron të ndalohet, drejtuesi gjuan armën nga vetura dhe largohet

Një person është urdhëruar gjatë ditës së djeshme që të ndalohet nga policia por i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhërin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se në një pikë kontrolli ka urdhëruar një veturë që të ndalohet por drejtuesi i veturës ka hedhur një revole me shtatë fishekë dhe një sasi të substancave narkotike nga vetura dhe është larguar nga pika e kontrollit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i njohur për policinë është në kërkim policor.