Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për ngacmim seksual

Një person që po dyshohet për ngacmim seksual në Prizren, po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Policia e Prokuroria kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari më datë 29 nëntor 2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave” në ashensorin e një ndërtese ka kryer veprën “Ngacmim seksual”.

Qytetarët që kanë informata rreth të dyshuarit ftohen të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192 apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.