Policia e Kosovës tregon rezultatet e urdhrit operativ 'Goditja'

Policia e Kosovës ka njoftuar për rezultatet e urdhrit operativ “Goditja”, që është zhvilluar gjatë 10 ditëve të fundit.

Policia thotë se janë realizuar mbi 4,000 pika kontrolli për automjete dhe janë kontrolluar mbi 300 lokale.

Sipas komunikatës, forcat e rendit kanë arrestuar 122 persona, 38 prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat si dhe kanë konfiskuar 43 armë.

“Janë realizuar 4402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alool-test. Janë kontrolluar 25323 vetuar. Janë kontrolluar 353 lokale. Janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë”- njofton PK.

PK thekson se edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.

Rastet e vrasjeve së fundmi në Kosovë, kanë ngritur alarmin për situatën e sigurisë derisa statistikat tregojnë për shifra të larta të veprave penale të vrasjeve në tri vitet e fundit.

Plumbat brenda kafiterive që po marrin jetë njerëzish