Policia e Ferizajt në 24 orët e fundit shqipton mbi 230 gjoba kundërvajtëse

Policia Rajonale e Ferizajt brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 230 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patentë shoferë për qytetarët që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar tri aksidente, prej tyre, në njërin aksident ka të lënduar një person dhe në 2 aksidentet tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit nga Policia, 47 gjoba janë shënuar për tejkalim të shpejtësisë, 28 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 21 gjoba për xhama të errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 12 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 9 gjoba për drejtim të mjetit pa patent shofer, ndërsa 9 gjoba të tjera për drejtim të mjetit me skadim të regjistrimit.

2 gjoba për kyqje të parregullt në rrugën kryesore dhe 2 të tjera për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, kurse 100 gjoba të tjera nuk janë bërë të ditura konkretisht për çfarë kundërvajtje.

‘’Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale’’ – thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga Policia gjithashtu kanë ftuar qytetarët që të njoftojnë menjëherë policinë në rast se shkaktohen kundërvajtje në komunikacion.