FOTO: ANP "Adem Jashari"

Policia e aeroportit ia gjeti 6 elektroshokë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një burrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit, në valixhen e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë elektroshokë dhe mbushësit e tyre.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 15:30.