Policia arreston të kërkuarin nga Gjykata, i dënuar për dhunë në familje

Një 26-vjeçar i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj u arrestua dje në fshatin Duraj të Kaçanikut nga policia.

K.S. ishte i dënuar me 60 ditë burgim për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit pas kompletimit të dokumentacionit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke e njoftuar policinë saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit.