Foto: Ilustrim

Policëve të Shqipërisë u konfiskohen armët në Gjilan

Dje në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan janë ndaluar dy pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë dhe u janë konfiskuar dy pistoleta.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Sipas policisë, policëve i janë konfiskuar dy pistoleta me nga 17 copë fishek për të cila armë ata posedonin leje për territorin e Shqipërisë.

Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.