Ilustrim

Podujevë, vdes një 50-vjeçare pasi bie nga një objekt

Një grua 50-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në Podujevë.

Sipas zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë.

Ai ka thënë se ekipi menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Më tej, Borovci ka thënë se policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.