Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Podujevë, gruaja raporton se burri ka shkelur urdhërin mbrojtës dhe e ka shqetësuar përmes rrjeteve sociale

Një grua në Podujevë ka raportuar në Polici një person, i cili dyshohet se ka shkelur urdhërin mbrojtës duke e shqetësuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit, i dyshuari këtë e ka bërë nga data 2 tetor 2023.

Policia ka njoftuar se i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit, i cili është larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se rasti është nën hetime.