Podujevë, e kanos me vrasje të familjes nëse nuk ia siguron 50 mijë euro deri të hënën

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti ka kanosur me vrasje një burrë tjetër dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron 50 mijë euro deri të hënën.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Podujevë, dje rreth orës 9:15.

Tutje Policia sqaron se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.