Ilustrim

Podujevë, arrestohen katër persona pasi u rrahën mes vete

Janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur dje në Podujevë rreth orës 11:20.

Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.