Foto: Ilustrim

Po mbante pa leje 8 armë, karikatorë e municion, arrestohet i dyshuari në Skenderaj

Pas pranimit të informatës për shit-blerje të armëve, në Runik të Skenderajt është ndaluar vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari.

Në veturë janë gjetur dhe sekuestruar tetë armë me tetë karikatorë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti është regjistruar nga Policia më 16 dhjetor rreth orës 14:38.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.