Ilustrim

Plagoset një person në Podujevë

Një person është plagosur nga një plumb në fshatin Peran të Komunës së Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 ndërsa i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se viktima deri sa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb.

Njësitet policore relevante si dhe njësiti i qenve K-9 kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia deri më tani ka njoftuar se tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarë ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rasti është ende në procedurë hetimore ndërsa është inicuar vepër penale vrasje e rëndë në tentativë.