Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Gadish të Gjilanit

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Gadish të komunës së Gjilanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, rasti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur me armë zjarri është plagosur një 33-vjeçar.

“Viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë” – ka thënë Osmani për Kallxo.com.

Personi i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë që dyshohet se u përdor në rast.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme dhe Prokuroria po punojnë në sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit.