Ilustrim

Plagosen dy persona në qendër të Prishtinës, i dyshuari në arrati

Dy persona në rrethana të panjohura janë plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i dyshuar, i cili pasi ka kryer aktin është larguar dhe gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi’’ në Prishtinë në orët e vona të natës.

Dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marr tretmanin e duhur mjekësor.

Rasti po vazhdon të hetohet.