'Pishtarët' kërkojnë informacione nga Ministria e Mjedisit se pse është ende në shqyrtim lënda e KelKos-it për 'Lumbardhi 2'

Organizata “Pishtarët” ka kërkuar nga Ministria e Ambientit sqarime se pse është në shqyrtim lënda e kompanisë KelKos për hidrocentralin “Lumbardhi 2” kur kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për pajisjen e këtij hidrocentrali me leje mjedisore.

Sipas “Pishtarëve, kjo procedurë ka filluar me 29 shtator, 2019 dhe është dashur të përfundojë brenda 90 ditëve, ndërsa pretendojnë se kjo kompani nuk i ka përmbushur kushtet ujore, pëlqimin ujor dhe Lejen Ujore, nuk ka ndërtuar pendën, nuk ka respektuar kontratën me komunë të Deçanit dhe ka degraduar skajshëm Zallin e Rupës.

“Para dy muajve, me 15 Prill 2021, ju njoftuam se komisioni për shqyrtime të Lejeve Mjedisore brenda Ministrisë së Ambientit, ende po e mbanë “në shqyrtim” aplikimin për Leje Mjedisore për HC Lumbardhin II në Deçan, edhe pse është evidente se nuk janë plotësuar kushtet  nga kompania KelKos. Kjo procedurë ka filluar me 29 shtator, 2019 dhe ish dashtë të përfundojë brenda 90 ditëve. Kështu do t’i hapte rrugë ndërtimit te bazenit akumulues dhe rehabilitimeve në Zallë të Rupës. Por sot janë bërë 616 ditë që Ministria heshtë dhe nuk merr vendim. Kështu, KelKosi vazhdon të përfitojë, ndërsa komuniteti jonë po dëmtohet skajshëm”, thuhet në e-mailin e KelKos drejtuar Ministrisë së Mjedisit.

Organizata “Pishtarët” në e-mailin e tyre kanë sqaruar procedurat ligjore përmes të cilave ky institucion duhet të marrë një vendim për kompaninë KelKos për hidrocentralin “Lumbardhi 2”.

“Që të përcjellim dëmet që po na i shkakton kjo heshtje, po fillojmë me ligjin. Sipas Nenit 10(1)(2) të Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore 17/2017 komisioni shqyrtues e përgatite vendim propozimin me afat brenda 90 ditësh. Nëse është e nevojshme, mund të shtohet një periudhë e caktuar dhe e arsyeshme. Dhe neni 11(3) shkruan se Leja Mjedisore refuzohet nëse operatori nuk i përmbushë kushtet teknike dhe mjedisore”, thuhet në e-mail.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Ministria e Mjedisit në lidhje me pretendimet e “Pishtarëve” dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

E-maili i plotë:

I nderuar Ministër Aliu,

Para dy muajve, me 15 Prill 2021, ju njoftuam se komisioni për shqyrtime të Lejeve Mjedisore mbrenda Ministrisë së Ambientit, ende po e mbanë “në shqyrtim” aplikimin për Leje Mjedisore për HC Lumbardhin II në Deçan, edhe pse është evidente se nuk janë plotësuar kushtet  nga kompania Kelkos. Kjo procedurë ka filluar me 29 shtator, 2019 dhe ish dashtë të përfundojë mbrenda 90 ditëve. Kështu do t’i hapte rrugë ndërtimit te bazenit akumulues dhe rehabilitimeve në Zallë të Rupes. Por sot janë bërë 616 ditë që Ministria heshtë dhe nuk merr vendim. Kështu, Kelkosi vazhdon të përfitojë, ndërsa komuniteti jonë po dëmtohet skajshëm.

Që të përcjellim dëmët që po na i shkaton kjo heshtje, po fillojmë me ligjin. Sipas Nenit 10(1)(2) të Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedsiore 17/2017 komisioni shqyrtues e përgatite vendim propozimin me afat mbrenda 90 ditësh. Nëse është e nevoshje, mund të shtohet një periudhë e caktuar dhe e arsyeshme. Dhe neni 11(3) shkruan se Leja Mjedisore refuzohet nëse operatori nuk i përmbushë kushtet teknike dhe mjedisore. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=14821  

Pra, siç shihet, ligji është shumë i qartë, por pse nuk vlenë për Kelkosin. Në qeveritë e mëparshme, shkelja e ligjeve u patë bërë normë që të përfitojë Kelkosi. Por, pas 14 shkurtit 2021, Kosova ka hyrë në një epokë të re dhe sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe interesave të publikut, heshtja nuk është më zgjidhje.

Prandaj, ne sot po kërkojmë të informohemi pse nuk përfundohet procedura administrative lidhur me aplikimin e Kelkosit për Leje Mjedisore për Lumbardhin II, kur dihet mirëfilli që Kelkosi nuk i ka plotësuar kushtet ujore, pëlqimin ujor dhe Lejen Ujore, po ashtu nuk ka ndërtuar pendën, nuk ka respektuar kontraten me komunë të Deçanit, dhe ka degraduar skajshëm Zallin e Rupës, saqë ia ka humbë vlerat asaj bjeshke dhe lumit përjetësisht.

  • A po i jepet kohë Kelkosit të prodhojnë dhe shesin rrymë kundërligjshëm pa leje mjedisore, siç kanë bërë me vite, deri në gjetje të situatës ku Kelkosi nuk merr përgjegjësi por e merr lejen mbrenda vikendit, siç e kanë marr për HC Belaje dhe HC Deçan në qeverinë e kaluar?
  • Është e rëndesishme që ju të dini se për këtë heshtje po paguajnë komuniteti jonë, sidomos ata që varen nga këto bjeshkë për blegtori dhe turizëm sepse këtë vit, përpos që nuk ju ka mbetë gjë në kullosa nga degradimet e Kelkosit, edhe rrugën për në bjeshkë e kanë të mbyllur, si rezultat i erozionit, nga neglizhenca gjatë ndërtimit të veprës marrëse për HC Lumbardhi II. Shihni foton e bashkangjitur.
  • Duke qenë se Ministria është e informuar për këtë situate, pse nuk ka dalur Inspektorati të evidentojë shembjen e rrugës, dhe të punohet që sa me parë të u mundësohet blegtoreve dalja në bjeshkë me bageti këtë vit. 
  • Si mund te injorohet kjo situatë ku fshatarët po ballafaqohen me humbje të gjithë pasurise së tyre që ju siguron jetesen?
  • Kush do të japē përgjegjësi për këto humbje dhe deri kur duhet t’i bëhën favore Kelkosit në dëm të blegtorëve, komunitetit dhe Lumbardhit?

z. Ministër, nga ju po kërkohet vetëm zbatimi i ligjit dhe i kontratës së këtij projekti ashtu siç ishte synuar dhe asgjë më shumë. Ne ju patëm njoftuar për këtë çështje që të siguroni se mbyllet ky kapitull i zi, me transparence e bashkpunim me publikun; të krijohen kushtet që të fillohet rehabilitimi; dhe të bëhët një plan për shpëtimin e mjedisit, bjeshkatarëve, blegtorinë dhe turizmin në atë anë. 

Urgjenca e kësaj çështje nuk mund të përshkruhet me fjalë. Edhe nëse i lëmë anash të gjitha dëmët natyrore, ejani deri te Zalli i Rupës, shihni rrugën, bisedoni me fshatarët që mbijetesa e tyre varet nga blegtoria dhe turizmi veror dhe shihni se dëmët e Kelkosit dhe heshtja institucionale, si nga Ministria ashtu edhe nga komuna e Deçanit, e kanë mbështetë popullin për muri dhe nuk kemi e as nuk dijmë më nga të ja mbajmë. Prandaj nevoja për adresimin e kësaj lëndë nga profesionistë kompetentë ka kaluar përtej urgjence.

Ju faleminderit për vëmendje dhe presim të dëgjojmë për hapat konkret!

OJQ Pishtarët

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.