Arkiv

Pishtarët: U bën dhjetë vjet që kontrata e Komunës së Deçanit dhe Kelkosit për hidrocentralet s'u përmbush asnjëherë

Organizata Pishtarët ka reaguar në dhjetëvjetorin e lidhjes së kontratës në mes të komunës së Deçanit dhe kopanisë Klekos për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lumbardh.

Sipas organizatës Pishtarët, kjo kontratë asnjëherë nuk është përmbushur mbi obligimet e saj.

Organizata Pishtarët në reagimin e tyre kanë thënë se komuna e Deçanit me këtë rast është duke i bërë favore kompanisë Kelkos duke mos pranuar asnjë benefit për qytetarët e Deçanit.

“Gjatë këtyre 10 viteve Kelksoi nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë kontratë. Por, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve -Ligji NR. 04/L-077, komuna ende ka të drejtë që Kelkos-it ose t’i caktojë afat për përmbushjen e obligimeve ose të shkëputet dhe të shikohet baza për kërkesë për shpërblimin e dëmit. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur asnjëherë dhe në këtë mënyrë komuna i ka bërë favor Kelkosit duke i mundësuar të përfitojë nga resurset tona, pa pranuar asnjë benefit për Deçanin”, thuhet në reagim.

Organizata ka kërkuar që institucionet publike hartimi i një plani punues ku do t’i bëhen të qarta përgjegjësitë e Kelkosit që duhet të përmbushen për të arritur që hidrocentralet të operojnë në mënyrë ligjore, të kufizohet koha për përmbushje të këtyre përgjegjësive, dhe të ndahet dhe të jetë i sigurt buxheti për rehabilitim dhe kompensim të dëmeve.

“Kelkosi nuk ka pranuar hartimin e planit të përbashkët, por vazhdon të përdorë mekanizma jo demokratik për të ju shmangë obligimeve ligjore. Me këto veprime po dëshmojnë se qasja e tyre vazhdon të paraqes rrezik për rendin ligjor dhe demokracinë tonë, por edhe gjetjen e një zgjidhje afatgjate që mund të ofrojë qëndrueshmëri”, thuhet në reagim.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.