ILUSTRIM Foto: Flickr

Pesë të vdekur në një banesë në veri-lindje të Parisit

Trupat e vdekur të pesë personave janë gjetur në një banesë në veri-lindje të Parisit në Francë.

Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshës nga nëntë muaj deri në 10 vjeç, thonë prokurorët.

Trupat e tyre u gjetën vonë të hënën në mbrëmje në qytetin Meaux, 40 km nga kryeqyteti francez.

Policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili ndodhet “në arrati”. Të afërmit kanë ngritur alarmin pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga familja.

Banesa nuk kishte shenja të thyerjes dhe babai i fëmijëve nuk ishte i pranishëm, thuhet në njoftimin e policisë.

Rajoni i Parisit ka dëshmuar së fundmi një seri vrasjesh foshnjore:

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar rrëfeu se kishte vrarë tri vajzat e tij, katër, 10 dhe 11 vjeç, dhe u dorëzua. Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e tij në qytetin e Alfortville, në periferi juglindore të kryeqytetit.

Në tetor, një polic vrau tri vajzat e tij përpara se ta vriste veten në shtëpinë e tij në Vemars në Val-d’Oise./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala