Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në tre nga rastet e raportuar prindërit janë sulmuar nga fëmijët e tyre dhe pas intervsitimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy rastet e tjera janë raportuar për dhunë ndaj bashkëshortit/es. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, kurse në rastin tjetër gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht burrin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dy nga rastet janë raportuar nga qyteti i Prishtinës, nga një rast në Kaçanik, Malishevë, Rahovec.