ilustrim: Naser Fejza
Përmirësohet moti sot në Kosovë
10.7.2022 - 09:25
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.