Përleshje në Prishtinë, Policia arreston tre persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre të dyshuar, pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre. Të tri viktimat janë konfrontuar fizikisht dhe u kanë shkaktuar lëndime.

Sipas raportit policor, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Kurse, tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.

Sipas policisë, rasti është regjistruar më 24 dhjetor, në ora 15:10.