foto: Ilustrim

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, ndërhyn Policia

Një person ka pësuar lëndime trupore, pas përfshirjes në përleshje me një person tjetër të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta”, njofton Policia.

“Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin; N. V., mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.