Policia jep detaje për rasin e përleshjes mes qytetarëve dhe policëve në Merdarë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e përleshjes mes policëve dhe disa qytetarëve tek pikëkalimi kufitar në Merdarë.

Sipas Policisë, dy vetura kishin tejkaluar kolonën derisa pritnin për të kaluar kufirin.

Tre persona nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare të Policisë për kthim në kolonë.

Dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë arrestuar lidhur me këtë rast.

Prokurori ka vendosur që të arrestuarit, pas intervisimit t’i liroj në procedurë të rregullt.

Tre qytetarë sulmojnë policët në Merdarë – VIDEO