Ilustrim

Përleshje mes katër personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përleshje mes tyre në Prishtinë rreth orëve të para të mëngjesit.

Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për shkak të përleshjes të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar  në mbajtje.