Përkundër protestës, Trendafilova nis takimin me shoqërinë civile: Nuk jam këtu për çështje politike
Përkundër faktit se u përcoll me protestë me mjete tymuese e arrestime të aktivistëve të PSD-së, takimi i paraparë mes kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe shoqërisë civile ka filluar.
Protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate me mjete tymuese ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të kësaj partie Dardan Molliqajn si dhe Nol Nushin dhe aktivistë të tjerë që morën pjesë në protestë.
Për shkak të këtyre rrethanave takimi nuk filloi në kohën e paraparë.
Lidhur me këtë u deklarua edhe vetë Trendafilova gjatë takimit.
“Nuk jam këtu për çështje politike ose për të diskutuar për to…kam zero informacion në lidhje me çështjet politike” – u shpreh Trendafilova.
“Nuk e di dhe nuk po kuptoj pse po ndodhe kjo” – u shpreh tutje kryetarja e Speciales.
Gjatë protestës në Prishtinë u lëndua edhe një gazetar.
Tym e arrestime, protesta e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales – VIDEO